Gjuhë vulgare e ofenduese në televizione, flasin qytetarët

08:07 | 10 Tetor 2020 | Elona Haxhiu

Ofendime, fyerje e sharje, në debatet televizive janë bërë të shpeshta kohëve të fundit.

Këto po ndodhin mes panlistëve të ftuar nëpër emisione të ndryshme, të cilët i përcjellin vazhdimisht këto debate.

Një fenomen të tillë me shqetësim po e shohin edhe qytetarët e vendit.

arbresh.info ka anketuar disa qytetar rreth debateve politike dhe mënyra se si po zhvillohen.

Shumë nga ta janë përgjigjur se personat që fyejnë e ofendojnë  nuk kanë vend në asnjë emision, për ta kjo është degradim i debatit.

Sejdi Halimi thotë fjalët që po përdoren nuk hynë në gjuhën e debatit.

“Me të vërtetet është gjuhë denigruese sepse aj është medium, por ka edhe debate të mirëfillta, por disa janë me të vërtetë të degraduara. Flasin fjalë që nuk hynë në fjalorin e debatit. Duhet të përdorët një gjuhë më e butë. Vetëm mbi bazën e argumenteve”, tha Halimi

Ndwrsa gjuhwn e cila po pwrbdeoret nw debate qytetari Fehmi Rexhepi po e vlerëson si gjuhë e njerëzve  primitiv.

“Gjuha ofenduese është gjuhë e njerëzve më primitiv që përdorët tek ne, duhet me u përjashtu njerëz”, tha Rexhepi.

Pwr kwtw foli edhe zhytësi i Kosovës, Ismail Kasumi, i cili pë arbresh.info tha se nuk pajtohet me asnjëlloj debati që zhvillohet në atë mënyrë

“Fatkeqësisht pse kanë ardhë në atë gjendje, Kosova këtë nuk e ka pritë, duhet të kemi debate të mirëfillta dhe jo me ofendu njëri tjetrin. Dhe nuk pajtohet me atë”, tha Kasumi./arbresh.info/

Lexo edhe:

KPM-ja merr masa, profesorët sqarojnë pse gjithë kjo gjuhë vulgare e ofenduese në debate

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara