Gjini: Në rastin Haradinaj asnjë dëshmitar nuk është vrarë | arbresh.info
gjini-780x439

Gjini: Në rastin Haradinaj asnjë dëshmitar nuk është vrarë

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se nuk guxon të thotë që ka konspiracion prej Kosovës për ta mbajtur Ramush Haradinaj në paraburgim.

“Mundem të them, megjithatë se kryeministri Mustafa ka provuar të inkriminojë Ramushin për çështjen e Radoniqit, për të cilin është gjykuar në Hagë. Nuk i takon të sillet në këtë mënyrë një lider shtetëror”, tha Gjininë emisionin ‘Rrokum Roll’ në TV Rrokum.

Ai gjithashtu theksoi se nuk i takon as presidentit Thaçi t’i përmend rastet e vrasjeve të dëshmitarëve, duke thënë se për këtë e kemi Gjykatën Speciale.

“Në rastin Haradinaj asnjë dëshmitar nuk është vrarë, kështu thuhet në deklaratën e kryetarit të trupit gjykues në Hagë”, theksoi Gjini.

“Edhe nëse nuk kanë pasur ndikim këto deklarata në këtë rast, munden me pas ndikim në shoqëri, që dikush të fillojë të mendojë se mos ndoshta ka diçka të vërtetë në këto deklarata”,përfundoi Gjini.




Leave a Reply