Gjilan, vdes 32 vjeçarja menjëherë pas lindjes së foshnjës

13:34 | 12 Shtator 2019

Një grua 32 vjeçare mbrëmë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Ajo kishte lindur me sukses foshnjën e saj të gjinisë mashkull mirëpo pas lindjes asaj i’iu shfaqen disa komplikime gjë që edhe quan deri në vdekjen e saj.

Lehona ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve pasi doli nga salla e operimit.

Lajmin për vdekjen e 32 vjeçares  e ka konfirmuar për Arbresh.info, drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

“Mund të ju konfirmojë se mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua pas lindjes në spitalin e Gjilanit. Kolegjiumi mjekësor janë duke e bërë raportin për të vërtetuar  shkaqet që quan në vdekjen e pacientes”, ka deklaruar për Arbresh.info z. Hajrullau.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara