Gjiganti “Mabetex” brenda 22 muajsh do të përfundojë ndërtimin e Spitalit Pediatrik në QKUK

15:02 | 15 Gusht 2018

Gjiganti “Mabetex” do të bëjë ndërtimin e Spitalit Pedriatik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjmë me fëmijët.

Punimet për këtë spital tani kanë filluar dhe janë duke u zhvilluar nga kompania “Mabetex”.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot ka vizituar punimet e këtij spitali për së afërmi. Ismajli ka thënë se ky ka qenë donacion nga Emiratet Arabe.

Ky ka qenë një donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe por që realisht një gur-themel që është vendosur disa vite më herët por që nuk ka filluar punën siç është dashur. Ne kemi bërë përpjekje tona që t’i kryejmë të gjitha procedurat dhe më pastaj kemi kontraktuar me donatorin kryesor dhe me konsorciumin e tyre që ka qenë një mbikqyrës gjerman dhe kemi arritur që ta zhbllokojmë këtë proces. Një spital pediatrik i cili do të jetë modern, me pajisje moderne do të ke 100 shtretër me 10 mijë metra katror dhe donacion prej 20 milion eurosh. Folëm me punë-kryesit dhe realisht një punë e madhe është kryer sot dhe tash pritet që puna ta merr rrugën e vetë e të shihet“, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Sipas Ismailit projekti do të përfundoj brenda 22 muajsh.

Projekti ka 22 muaj punë dhe prandaj sot e folëm me punë-kryerësin se a do të qëndrojmë brenda kësaj kohe apo kemi edhe më shumë. Jemi brenda zotimit se ky projekt do të përfundoj brenda 22 muajsh me të gjitha pajisjet moderne, me ura lidhëse mes klinikave, pra do të jetë një projekt me të vërtetë i çmueshëm për fëmijët tanë por edhe me kualitet të lartë si të ndërtimit edhe të pajisjeve“, theksoi ai.

Bastri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor ka thënë së ky projekt do të jetë kompletim i infrastrukturës moderne në Pediatri.

Kanë filluar punët e këtij spitali shumë modern, dhe do të jetë shumë i mirë3seardhur sepse kemi nevojë për këtë sa i përket trajtimit të fëmijëve. Përfundimi i punëve mas 22 muajve duke llogaritur edhe infrastrukturën tjetër në të gjitha hapësirat e QKUK-së do të jetë një lehtësim në trajtim dhe në shëndetësi. Do të jetë edhe kardiokirurgjia e fëmijëve“, ka thënë Sejdiu.

Valon Lluka nga kompania “Mabetex” ka falënderuar ministrin për vizitën.

E informova ministrin për punimet dhe i tregova se  brenda 22 muajsh do të përfundoj ky projekt“, ka thënë ai./arbresh.info/

 

 

 

 

Lajmet më të lexuara