Gjiganti kosovar Mabetex zgjeron aktivitetet në Mongoli, merr përsipër projekte me rëndësi

11:09 | 16 Nëntor 2019

Tani gjiganti i ndërtimit Mabetex Group ka zgjeruar aktivitetet e tij edhe në Mongoli.

Me ftesë të kryeministrit të Mongolisë, Ukhnaagiin Khürelsükh, presidenti i Mabetex Group z. Afrim Pacolli së bashku me një pjesë të stafit udhëheqës, kanë vizituar këtë vend ku edhe janë takuar me kreun e qeverisë dhe kryetarin e kryeqytetit, Ulaanbaatar ku kanë diskutuar për zhvillimin e disa projekteve strategjike, me shumë rëndësi në këtë vend, në veçanti Planin e ri Zhvillimor të Kryeqytetit, Teatrin e Operas dhe Baletit si dhe Muzeun e Qytetit “Chengis Khan Museum”.

Gjatë takimit, z. Pacolli u zotua që Mabetex me gjithë potencialin që ka do të kontribuojë maksimalisht në ekzekutimin e projekteve në fjalë.

Mabetex Group është prezent në Mongoli tashmë që një vit, dhe do e zgjerojë aktivitetin me projektet e mësipërme./arbreh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara