Gjermania mbështet Kosovën për punësimin e të rinjve

11:23 | 30 Shtator 2015

Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka bërë sot lansimin e projektit “Promovimi i punësimit të të rinjve në Kosovë”. Në këtë promovim ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se GIZ mbështet Kosovën për aftësimin profesional të të rinjve për treg të punës.

Ajo pohoi se Gjermania dëshiron të forcoi sektorin privat të Kosovës për një zhvillim të qëndrueshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara