Gjermania i vendos 11 kushte Serbisë

22:06 | 15 Prill 2015

Kusht për hapjen e negociatave me BE-në nuk është vetëm zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, por edhe i 11 pikave në të cilat insiston Gjermania.

Gjermania tash e sa muaj po insiston në zgjidhjen e disa çështjeve që kanë të bëjnë me kapitullin 35 (lidhur me Kosovën), ndër të cilat janë edhe heqja e “Parkut të paqes”, ndërtimi i objekteve në pikëkalimet kufitare nga materiali i fortë, dorëzimi në menaxhim i termocentralit të Ujëmanit, si dhe njohja e pasaportave të Kosovës.

Gjatë vizitës në Beograd, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini i ka paraqitur kushtet gjermane si kushte për hapjen e negociatave të Beogradit me BE-në, e para së gjithash për negociatat lidhur me kapitullin 35, gjë që e ka konfirmuar edhe ministri i jashtëm serb Daçiq.

“Serbisë i ka ardhur në majë te hundës politika e caqeve lëvizëse. Nuk e pranojmë më praktikën e theksimit të vazhdueshëm të kushteve të reja dhe për këtë kemi biseduar me Mogherinin. Në bisedë ka marrë pjesë edhe kryeministri Vuçiq. Takimi nuk ishte miqësor sepse ishte shumë i hapur”, tha Daçiq.

Gazeta serbe Blic bën të ditur 11 kushtet e Gjermanisë.
Ja cilat janë ato:

Statuti i Asociacionit të komunave në pajtim me ligjet e Prishtinës

Kodi postar për Kosovën

Integrimi i Mbrojtjes Civile në institucione kosovare

Pika kalimi kufitar nga materiali i fortë

Zbatimi i marrëveshjes për energjetikën

Heqja e Parkut të paqes në Mitrovicë

Ndalja e kontrabandës përmes kufirit serb

Njohja e pasaportave kosovare në kufijtë e Serbisë

Pjesëmarrja e Kosovës në forumet rajonale

Heqja dorë nga hidrocentrali i Ujëmanit dhe stabilimentit të transmisionit dhe transmetimit në Vallaç

Integrimi i qeverisjeve lokale (komunale) në sistemin kosovar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara