Gjendet pa shenja jete një i mitur në Fushë Kosovë

19:40 | 11 Korrik 2019

Një i mitur është gjendur pa shenja jete sot rreth orës 17:30 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për arbresh.info se kanë marr njoftim nga qytetarët për një trup të shtrirë afër një ndërtese në qytetin e Fushë Kosovës, aty ku edhe kanë konstatuar vdekjen e një të mituri.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se ne afërsi te një ndërtese, ne rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushe Kosove, ndodhet një person i shtrire. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti

Ajo ka thënë se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

“Aktualisht hetuesit policor ne koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave te këtij rasti” ka thënë Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara