Gjendet pa shenja jete 51 vjeçari tek ‘Santea’

10:17 | 8 Shkurt 2019

Një person është gjetur pa shenja jete tek lagjja Santea në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Aehmti e ka konfirmuar  rastin.

”Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull E. L., 51 vjeç. Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka thënë ajo./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara