Gjenden mbetjet e një pallati dhe kishe nën tokë te Kalaja e Artanës

19:00 | 13 Shtator 2019

Kompania ‘KOTO’ që është duke u marrë me restaurimin e Kalasë së Artanës kanë lëshuar një komunikate për media duke treguar se kanë gjetur disa mbetje të një pallati dhe një kishe.

“Ky është thesar kulturor i paçmuar i cili është fshehur nën tokë dhe shtatë metra shkëmb me shekuj.”, thuhej në komunikatë.

Kjo kala ishte pjesë e disa debateve politike gjatë verës, për shkak se serbët pretendonin se kjo kala ju takon atyre.

Po ashtu disa mediume serbe pretendonin se ishte hequr flamur i Kosovës nga aty por ky lajm doli të jetë i vërtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara