Gjatë paradës ushtarake në Jemen shpërthen droni i mbushur me eksploziv, humbin jetën 6 persona

19:11 | 10 Janar 2019

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të dronit në paradën ushtarake, të forcave shtetërore të Jemenit.

Fluturakja pa pilot e mbushur me eksploziv ka shpërthyer mbi tribunën e bazës ajrore në Lahz në jug të Jemenit, transmeton Telegrafi.

Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi gjendeshin zyrtarët ushtarakë si dhe njerëzit e afër të presidentit Abd Rabua Mansura Hadi. I plagosur ka mbetur zëvendëskomandanti i guvernatorit Lahz.

Ushtarët e kishin vërejtur dronin por kishin menduar se po filmonte nga ajror paradën ushtarake. Ndërkaq përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë Huti, pjesëtarët e këshillit politik që bëjnë luftë për kontrollin mbi republikën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara