Gjatë fjalimit të Merkel-it, flamuri i Kosovës para syve të Vuçiq-it

14:32 | 10 Korrik 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka marrë pjesë në Samitin e Parisit që është organizuar nga Merkel dhe Macron përmes një video-samiti.

Në këtë takim, Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pasur mbrapa saj flamurin e Republikë së Kosovës, raporton arbresh.info.

Kjo ndodhi para syve të presidentit serb, Aleksander Vuçiq në një diskutim të virtual.

E në këtë takim, Avdullah Hoti është paraqitur si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Ky takim vjen disa ditë pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron është takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara