Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 585 tiketa trafiku

11:15 | 12 Qershor 2019

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 585 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, vetëm dje kanë ndodhur 39 aksidente. Nga këto aksident, 21 kanë qenë me lëndime, 17 aksidente pa të lënduar dhe vetëm një aksident me fatalitet, shkruan Arbresh.info.

Policia e Kosovës vetëm dje ka arrestuar 34 persona, ku 23 janë dërguar në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara