Gjatë 24 orëve, Prokuroria e Shtetit ngritë 70 aktakuza kundër 77 personave

13:43 | 11 Shtator 2019

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 70 aktakuza kundër 77 personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet në njoftimin e prokurorisë së shtetit.

Gjthashtu në njoftim thuhet se prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 10 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 6 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, shkruan arbresh.info.

Ky është raporti i Prokurorisë së Shtetit:-

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 11 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza kundër shtatëdhjetë e shtatë (77) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në dy raste të ndara. Në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në Prokurorinë Themelore në Pejë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, njërin në kohëzgjatje prej 24 orësh, dhe një (1) të dyshuar tjetër në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetëmdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetë (20) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”. Po ashtu, kjo prokurori  ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale / / / / /
Prishtinë 18 – 21 1 / / /
Prizren 9 – 11 1          2 – 3 / /
Pejë       4 – 4 6 / / /
Gjilan 18 – 20 2 2 – 2 / /
Gjakovë       3 – 3 /           1 – 1 / /
Mitrovicë 15 – 15 / / / /
Ferizaj       3 – 3 / / / /
Totali 70 – 77 10 5 – 6 / /

 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                            /////////// 

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë: 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lendim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrim”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”. 

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente,  një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Po ashtu, ky Departament ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së. 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjtihshëm janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona. Dy (2) prej tyre për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa njëri për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”sipas KPRK-së.

Po ashtu, në Departamentin e Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona në tri raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e shërbimeve publike” sipas KPRK-së. 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Pejë, në Departamentin e Përgjtihshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve publike”. 

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 24 orësh me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tetëmdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetë (20) personave, për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe “Dhuna në familje’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë’’;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ’’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’. 

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhja e shërbime”. 

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarim i rremë“;

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandim i mallërave“.

 

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”  dhe “Falsifikim i parasë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara