Gjakovari e bën për spital nënën e tij

10:39 | 11 Prill 2019

Një person ka sulmuar fizikisht nënën e tij në Gjakovë dje rreth orës 19:00, raporton arbresh.info.

Sipas raportimit që ka bërë nëna(viktima) në policia, djali i saj e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat viktima është detyruar të pranoj tretman mjekësor.

Në këtë rast sipas policisë dyshohet të jenë përfshirë edhe dy femra të dyshuara.

“Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari djali  i saj, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në këtë rast ishin të përfshira edhe dy të dyshuara. Me vendim të prokurorit për shkaqe sigurie njëra nga të dyshuarat së bashku me fëmijën e saj është strehuar në shtëpi të sigurt, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara