Gecaj për Hotin pasi u prek me Covid-19: Këtë sfidë lutemi ta kaloni sa më lehtë

21:57 | 2 Gusht 2020

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi kryeministri Avdullah Hoti e ka bërë të ditur që është prekur me Covid-19.

Gecaj i ka uruar Hotit që të ketë shërim sa më të lehtë.

“Sfidat e sakrificat nuk na u ndanë kurrë, por nga secila dolëm edhe më të fortë … edhe këtë sfidë lutemi e urojmë ta kaloni sa më lehtë Kryeministër Avdullah Hoti!”, ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara