Gazetarët nga bota vizitojnë Kosovën për nder të 10 vjetorit të pavarësisë

08:33 | 8 Shkurt 2018

Një ekip i gazetarëve nga bota i përbërë nga gjashtë anëtarë të Shoqatës së Gazetarëve në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë duke vizituar Kosovën për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.

Presidenti i kësaj shoqate Jean Musy  ka thënë për arbresh.info se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë është për nderëtë 10 vjetorit të pavarësisë, roli i Zvicrës dhe bashkësisë ndërkombëtare si dhe progresi, integrimet, sfidat dhe perspektiva ne rajon.

Vizitë pune (7-10 shkurt) e gazetarëve zviceranë dhe ndërkombëtarë do të jetë nën patronazhin e Shoqatës së Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn -APES  me seli ne Gjenevë në bashkëpunim me Nefail Maliqin, president i Shoqatës Ndërkombëtare te Gazetareve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AIJASE)

Kjo është vizita e parë për këtë vit e gazetarëve të APES nga Gjeneva, të cilët vizita të  këtij karakteri kishin zhvilluar vitin e kaluar edhe ne Turqi, Ukrainë dhe Vietnam./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale