Gaxherri: Reciprociteti lojë e rrezikshme në raport me SHBA-të

22:03 | 1 Prill 2020

Deputetja e LDK-se Besa Gaxherri e cilësoi vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqje të taksës një lojë populiste të rrezikshme në raport me ndërkombëtarët.

Gaxherri tha se reciprocitetit nuk është vendim, por proces.

“Vendimi i sotëm i Albin Kurtit është vazhdim i lojërave populiste të Kurtit, të cilat janë në rrezikshme në raport me faktorin ndërkombëtar dhe me qytetarët. Nuk është hera e parë që merret kjo masë. Është marrë edhe në vitin 2014, pyeteni Mimoza Kusarin, e cila ishte ministre në atë kohë përse e hoqën reciprocitetin në atë kohë”.

“Është lojë e rrezikshme e Kurtit me SHBA-në vënia e reciprocitetit në funksion”, tha Gaxherri, në Klan Kosova.

Gaxherri ka thënë po ashtu se LDK-ja nuk e mohon se ka pasur marrëveshje për reciprocitet, por kanë hequr dorë pas kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara