Gati 2000 nënshkrime peticioni i VV-së, edhe një polic në mesin e tyre

16:43 | 2 Qershor 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar zgjedhje të reja.

E duket se janë mbledhur gati 2000 nënshkrime nga qytetarë të sferave të ndryshme, raporton portali arbresh.info.

Por, ajo që bie në sy është edhe një polic me uniformë duke nënshkruar këtë peticion.

Sipas rregulloreve në fuqi pjesëtarëve të Policisë së Kosovë nuk u lejohet të shfaqen me uniformë nëpër organizime apo edhe aktivitetet që tregojnë anshmëri.

Kurse Ligji për Polici e specifikon që pjesëtarët e saj duhet të jenë të paanshëm  lidhur me pikëpamjet politike.

“1.3. paanshmëria dhe neutraliteti lidhur me bindjet dhe pikëpamjet politike të personave”, thuhet në këtë nen.

Kujtojmë se dy policë janë suspenduar, njëri për shkak të një shakaje që kishte lidhje me Drenicës, kurse e dyta ishte një oficere që xhiroi një video me uniformë zyrtare./arbresh.info/

KY ËSHTË LIGJ PËR POLICINË

KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj rregullon autorizimet dhe detyrat e Policisë së Republikës së Kosovës, organizimin e saj dhe çështje të tjera lidhur me aktivitetet dhe veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës.

Neni 2

Parimet udhëzuese

  1. Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:

1.1. trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave;

1.2. respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore;

1.3. paanshmëria dhe neutraliteti lidhur me bindjet dhe pikëpamjet politike të personave;

1.4. integriteti, ndershmëria dhe përgjegjësia në shërbimin publik;

1.5. transparenca – ofrimi i informatave për qytetarët dhe të qenit të hapur ndaj publikut;

1.6. legjitimiteti, përshtatshmëria dhe proporcionaliteti;

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara