Gastronomët ofrohen të përgatisin ushqim për mjekët që po luftojnë me Covid-19

10:52 | 1 Gusht 2020

Gastronomët e Kosovës për shkak të pandemisë që ende po shkakton probleme kanë ofruar ndihmën e tyre.

Pas një takimi të mbajtur në vazhdën e rritjes së numrit të infektimeve dhe vdekjeve, Shoqata e Gastronomëve janë të gatshëm që të përgatisin shujta për mjekët, shkruan portali arbresh.info.

Ata thonë se  mund të përgatisin 400 shujta për mjekë të paradites dhe 200 të ndërrimit të tij.

Sipas tyre, ideja e gjestit simbolik është që t’i jepet ndihmë kuzhinës së QKUK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme