Gastronomët e Gjilanit protestojnë masat për mbylljen e lokaleve pas orës 21:00

14:36 | 8 Korrik 2020

Gastronomët e Gjilanit kanë dalë për të protestuar para objektit të komunës, për të kundërshtuar  masat  e reja që Qeveria e Kosovës ka marrë për të mbyllur lokalet pas orës 21:00.

Dhjetëra pronarë të lokaleve e restoranteve në Gjilan janë mbledhur pata komunës ku përfaqësuesit e tyre kanë takuar nënkryetarin e komunës, Arbër Ismailin, raporton portali arbresh.info.

Nënkryetari i komunës Arben Ismaili i mirëpriti pronarët duke u thënë se do të jetë zëri i tyre në takimin e nivelit qendror.

Albert Sylejmani, përfaqësues i  protestuesve tha se sektorët e gastronomisë nuk janë burim i infeksionit, por në mënyrë të padrejtë po ndalet puna e tyre.

“Na thanë që kemi ardh në adresë të gabuar, por ne paguajmë për këtë komunë.  Kemi pasur dëme të mëdha nga pandemia dhe është e padrejtë që neve të na ndalohet puna e xhamitë e vendet tjera te jenë të hapura”, tha ai.

Pas takimit me nënkryetarin, gastronomet u dakorduan të fillojnë një peticion për kërkesat e tyre./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara