Gashi uron festën: Të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona

20:52 | 23 Maj 2020

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar qytetarët dhe gjithë besimtarët e fesë islame festën e madhe të Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona.

Kryetari Gashi, përmes këtij urimi ka theksuar se këtë Fitër Bajram, do e kremtojmë pa vizita familjare e tradicionale. Po ashtu, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ju ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse siç është shprehur ai: “pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira!“

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Të nderuar bashkëqytetarë,
Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Pas një muaji me përplot përkushtim, sakrificë e devotshmëri, me lejoni të ju përcjell urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona.
Në këtë muaj ku mbizotëron solidariteti e kujdesi për nevojtarët, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë donatorët të cilët shtrin dorën e ndihmës dhe përkrahjes për familjet në nevojë.

Festa e Fitër Bajrami gjithmonë ka bashkuar familjarët, të afërmit dhe miqtë, por këtë vit si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë globale Covid-19, atë do e kremtojmë, pa vizita familjare e tradicionale.

Duke falënderuar secilin prej jush, për bashkëpunimin e deritanishëm në luftimin e këtij armiku të padukshëm, ju bëjë thirrje që të vazhdoni të respektoni të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira!

Qoftë nën bekimin e Zotit çdo familje shqiptare!
Me fat festa e Fitër Bajramit!

Xhafer Gashi“

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara