Gashi thotë se Qeveria Hoti është e dëmshme sikur Qeveria Kurti

23:54 | 14 Shtator 2020

Anëtari i PDK’së, Kujtim Gashi, ka thënë se do ta votojnë mocionin e VV’së, por nuk do ta nënshkruajnë atë.

Duke folur në emisionin DPt te Fidani në T7, ai ka thënë se nuk do ta nënshkruajnë mocionin e VV’së.

Ai konsideron se nisma e VV’së për mocionin nuk ka qenë aq serioze sa duhet.

“Aq sa ishte e dëmshme Qeveria Kurti, aq është edhe Qeveria Hoti”, ka thënë.

“Dëmet që po i shkakton vendit kjo qeveri janë të mëdha”, shtoi ai. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara