Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e zv.ministres që bombardimin e NATO-s e quajti gjenocid të planifikuar

22:59 | 24 Mars 2019

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministres serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

Ky reagim i Musliut erdhi pasi zv.ministrja ka komentuar shënimin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Serbi duke e quajtur gjenocid i planifikuar, shkruan arbresh.info

Musliu përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo zv.ministre nuk guxon të paguhet me taksat e qytetareve të Kosovës

“R E A G I M
Kjo zv.Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i shërbejnë as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran”, ka shkruar ajo.

Ndryshe zv.ministrja serbe në Qeverisë së Kosovës, Vesna Mikiq ka shkruar gjithashtu “shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar”./Arbresh.info/

Lexo edhe: Postimi i zv/ministres nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës, në 20 vjetorin e bombardimeve

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara