Gani Geci për ndarjen e LDK-së, tregon pse nuk kandidoi për deputet

21:21 | 17 Tetor 2020

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci thotë se ai nuk është aktiv në politikë por se si familje ‘nuk i lëshon politika’.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti interesante. Me dalë kollaj e me dalë kuku nuk të lajnë’, tha Geci.

“Unë e kam provu LDK’-në kur pas presidentit Rugova jemi rreshtu pas Dacit. Atëher është bërë një gabim nga Sejdiu e Daci por nuk është faji ynë por i akademikëve”, tha Geci në emisionin “Tete a Tete me Adelinën”.

Thotë se ndarja e LDK’së nuk do të duhej të ndodhte.

“Ata (Sejdiu dhe Daci) kanë bërë gabim sepse LDK është dashur të jetë vetëm një”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara