Gani Geci: Kuvendi s’po i mbron banorët e Karaçevës, po individët e Speciales

15:17 | 12 Gusht 2020

Banorët e Karaçevës kanë protestuar sot afër kufirit me Serbinë për të shprehur shqetësimet e tyre rreth hyrjes së xhandarmerisë serbe në tokat e tyre.

Për t’i dal në ndihmë dhe përkrahje banorëve erdhi edhe Gani Geci.

Gani Geci pati një kritik për Kuvendin e Kosovës.

“Unë isha edhe me herët këtu.  Është bërë një gabim në Marrëveshjen e Kumanovës. Institucionet tona janë jashtë këtij fshati. Kuvendi në vend se me i mbrojt këta banorë, ata ndajnë mjete për t’i mbrojt disa individ që ftohen nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Gecaj me tutje tha se qytearët nuk duhet të binë pre e provokimeve serbe sepse sipas tij, mund të ngjallin reagime pasi forcat serbe kanë blerë armatim.

“Edhe KFOR-i edhe qytetarët duhet të mos bien pre e provokimeve serbe  sepse me provokimeve mund të ngjallen, forcat serbe janë armatosur janë shumë më të fuqishëm të vijnë dhe të na ndajnë me lumenjtë”, tha ai.

/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara