FSK-ja sot inskenon tërmet në Kamenicë

07:37 | 11 Nëntor 2019

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe komuna e Kamenicës sot do të mbajnë ushtrimin fushor për testimin e kapaciteteve komunale emergjente.

Në ora 14:00 do të bëhet inskenim i një tërmeti 5.5 shkallë ku do të intervenohet në shkollat e mesme.

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati do të takohet me shtabin emergjent, FSK-në, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, Kryqin e Kuq e akterë të tjerë të shtabit, si pjesë e inskenimit të tërmetit  5.5 shkallë në këtë komunë.

Pastaj do të intervenohet në shkollat e mesme të Kamenicës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara