FSK-ja – pjesë e ushtrimit “Albanian Effort 19”

14:22 | 12 Shtator 2019

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me personel nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, me një togë këmbësorie, duke përfshirë oficerë shtaborë për kontrollin e lartë (NONLART) dhe shtab në terren, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me vëzhgues kontrollues, i janë bashkuar ushtrimit “Albanin Effort19” i cili po realizohet në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë ushtrim po marrin pjesë 12 shtete: Shqipëria, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. FSK-ja, në këtë ushtrim shumëkombësh, ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit me njësitë partnere, ngritjen profesionale dhe testimin e aftësive të vendimmarrjes ushtarake në një mjedis shumëkombësh, për të testuar aftësitë e ndërhyrjes së përbashkët në kohë krizash.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara