FSK hap dyert për vizitorë

11:07 | 27 Nëntor 2017

Me rastin e Ditës së Forcës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur dyert për vizitorë.

Një numër i madh fëmijësh e qytetarësh po vizitojnë kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Aty të pranishmit po njoftohen me mjetet dhe pajisjet që ka kjo forcë.

Më vonë pritet që në këtë organizim të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë.

Shpërndaje në rrjete sociale