Fshati në Rugovë mbulohet i gjithi me borë

20:45 | 14 Maj 2019

Bora tashmë ka mbuluar fshatin Stankaj në Pejë.

Lexues të portalit Arbresh.info kanë dërguar disa pamje në adresën tonë ku shihet se fshati që gjendet në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës është i mbuluar i gjithi me borë.

Stankaj gjendet në verilindje të Kosovës dhe është në një lartësi 1388 metra.

Edhe pse si diçka e rrallë në vendin tonë gjatë këtij muaji, një mot i ngjashëm është parashikuar të jetë edhe në vazhdim.

Fotot si dhe një video duke rënë borë në këtë pjesë mund t’i shikoni më poshtë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara