Fshati i dekoruar për Krishtlindje po tërheqë edhe vizitorë myslimanë

16:43 | 14 Dhjetor 2019

Kaltër e bardhë, janë ngjyrat që banorët e fshatit Pjetërshan të Gjakovës kanë vendosur këtë vit të dekorojnë kishën e fshatit.

Hapësirat e Famullisë “Shën Jozefi” janë shndërruar në një atraksion turistik për shkak të dekorimeve për Krishtlindje.

Të rinjtë e fshatit Pjetërshan në mënyrë vullnetare janë organizuar kanë mbledhur të hollat dhe kanë dekoruar hapësirat e kishës.

Ky vend përpos që po vizitohet nga qytetarët e Gjakovës të besimit Katolik, po vizitohet edhe nga qytetarë të vendeve tjera e të besimeve tjera.

Përmes videove ju sjellim përshtypjet e atyre që e organizuan dhe të vizitorëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara