Frashër Krasniqi paditet për shpifje

20:41 | 12 Shtator 2019

Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi është paditur për shpifje.

Padia ka të bëjë lidhur me deklaratat e Krasniqit ndaj Faruk Dakajt në një emision debati.

Postimi i plotë i Dakajt në Facebook:

Padi për shpifje ndaj përfaqësuesit të AAK-së në koalicion, Frashër Kasniqi.

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departameni i Përgjithshëm – Divizioni Civil deponova padinë për shpifje, e cila argumenton të kundërtën e asaj që ka deklaruar në një debat televiziv në T7 përfaqësuesi i AAK-së, Frashër Krasniqi.

Janë tri argumente kryesore që e dëshmojnë të kundërtën:
1. Unë nuk jam pronar i asnjë kompanie (shih ARBK-në), as që kam qenë ndonjëherë.
2. Kontrata “Ndërtimi i shtratit të lumbardhit” në Prizren është nënshkruar më datë 06.09.2017 dhe jo në kohën prej kur qeverisë Lëvizja VETËVENDOSJE! (Shih kontratën)
3. Kontrata “Ndërtimi i Pishinës Olimpike” në Prizren vetëm është nënshkruar në vitin 2018, mirëpo të gjitha procedurat e deri te akti i nënshkrimit të kësaj kontrate janë kryer gjatë vitit 2017, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka qenë në pushtet (shih dokumentet përcjellëse të këtij projekti). Hapja e ofertave, letra Standade, njoftmimi për dhënie kontrate, të gjitha këto janë kryer në kohën kur Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka qenë në pushtet, krejt në fund OSHP është organi që obligon çdo institucion të respektojë vendimin e saj.

Vlera e dëmshperblimit që do të kerkoj është 50.000 euro. Këto mjete do të shkojnë donacion humanitar për trajtimin e personave me çrregullime psiqike!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara