Franca dhe Gjermania kërkojnë nga LDK të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të ruajë qeverinë e besuar

18:26 | 24 Mars 2020

Dy shtetet mike të Kosovës, Franca dhe Gjermania, kërkojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që të shqyrtojë edhe një herë çështjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Ambasadorët shprehin shqetësim e të dy kryeqyteteve, Parisit dhe Berlinit mbi zhvillimet në Kosovë.

Ata kërkojnë që  liderët politik në vend të qëndrojnë në anën e qytetarëve në Kosovë, të cilët po përballen me  COVID-19. .

“Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë i kanë dërguar demarsh zëvendëskryeministrit Hoti që ishte në emër të kryetarit Isa Mustafa për të shprehur shqetësimet e të dy kryeqyteteve. Qëndroni në krah të popullit të Kosovës në krizë. Ftojeni LDK-në të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të ruajë qeverinë e besuar dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfida”, thuhet në këtë njoftim.

Megjithatë kryesia e Kuvendit sot me shumicë votash ka votuar pro caktimit të seancës së mocionit për rrëzimin e qeverisë. Seanca do të mbahet  në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara