FOTO| Ja kovat ku iu gjet mjalti kontrabandë peshkopit Teodosije

18:47 | 14 Gusht 2020

Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije është kapur duke tentuar të kontrabandojë 40 kilogramë mjaltë nga Dogana e Kosovëd.

Mjalti ishte i vendosur në dy kova që duket të jenë të ngjyrave e që secila peshon nga 20 kilogramë, raporton arbresh.info.

Portali arbresh.info ka siguruar fotografitë nga burime brenda Doganës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq u mundua që këtë rast ta paraqesë si një ofendim për Kishën Ortodokse, duke thënë se Teodosijes iu kapën vetëm dy kavanoza me mjaltë./arbresh.info/

Teodosije tentoi të kontrabandojë 40 kilogramë mjaltë, e jo dy kavanoza siç thotë Gjuriqi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara