FOTO +18/ Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, lëndohet rëndë një person

18:24 | 22 Korrik 2020

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas goditjes nga një veturë në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Sipas lexuesve të portalit arbresh.info, të cilët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes,  personi ka qëndruar në rrugë rreth 1 orë, deri sa ka ardhur ndihma e shpejt.

Ndërkohë, arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës, për të mësuar më shumë rreth këtij rasti. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:51 dhe bëhet fjalë për një aksident ku vetura ka goditur një këmbësor.

Sipas Krasniqit, i lënduari është dërguar në emergjencë.

“Sot, më 22.07.2020, në ora 16:51, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (te Gorenja). Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku një veturë ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar nga aksidenti, me auto-ambulancë është dërguar në emergjencë”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara