Flasin nga Inspektorati Policor, për sharjet e fyerjet në mes të policit dhe taksistit

16:43 | 5 Gusht 2020

Në një video të dërguar nga lexuesit në portalin arbresh.info, ku shihet se pas mesnate lagjen Santea të Prishtinës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person i cili dyshohet të jetë taksist.

Në video, dëgjohet zëri i pjesëtarëve të policisë duke e sharë personin në fjalë, i cili ishte i shtrirë për tokë. Në të njëjtën kohë, personi në video dëgjohet duke i thënë policit “Hiqma Gjurin”, shkruan arbresh.info.

Po ashtu, për arbresh.info, Inspektorati Policor ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmshme.

Në përgjigjen e tyre thuhet se përmes Linjës së Kaltër, ka pranuar informatën në se një qytetar dyshohet se është keqtrajtuar në stacionin policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

“Inspektorati Policor i Kosovës sot përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë për qytetarë – 080003333) ka pranuar informatën në se një qytetar dyshohet se është keqtrajtuar në stacionin policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor.

Lexo edhe:

Dalin detajet e arrestimit të taksistit në Prishtinë

 

Tutje, kanë shtuar se IPK, ka dal dalë në vendin e ngjarjes ku kanë pranuar informacionet fillestare nga policia se një qytetar (vozitës taksie) është arrestuar për shkak të mospërfilljes të urdhrave të dhëna nga policia.

“Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë pranuar informacionet fillestare nga policia se një qytetar (vozitës taksie) është arrestuar për shkak të mospërfilljes të urdhrave të dhëna nga policia. IPK ka pranuar ankesën e qytetarit në fjalë dhe e njëjta do të trajtohet bazuar në mandatin ligjor të IPK-së. Me respekt; Divizioni për bashkëpunim dhe informim; Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre./Arbresh.info

Për më shumë kliko videon:

Ndodhë në Prishtinë| "Hiqma gjurin", dëgjohet i shtrirë përtokë duke thënë taksisti gjersa e godasin policët (Paralajmërim: Dëgjohen sharje dhe ofendime)

Ndodhë në Prishtinë| "Hiqma gjurin", dëgjohet i shtrirë përtokë duke thënë taksisti gjersa e godasin policët (Paralajmërim: Dëgjohen sharje dhe ofendime)

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 5 août 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara