Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka publikuar fotografi të flamurit të Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, i cili duket në gjendje të mjerueshme.
Flamuri i Kosovës në ndërtesën e Kuvendit nuk është në gjendjen në të cilën duhet të jetë.Ai pothuajse gati sa nuk ka rënë nga shtylla në të cilën është i varur, shkruan Arbresh.info.
Në fotografitë që ka shpërndarë në Facebook, Shahini ka pyetur nëse përdhosja e flamurit të Kosovës është vepër penale.