Fjalët e Kadri Veselit para nisjes

12:00 | 9 Dhjetor 2019

Një nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, aktualisht lider i Partisë Demokratike të Kosovës udhëtoi sot për t’u intervistuar  nga Dhomat e Specializuara.

“Çdo pjesëtarë i UÇK-së është krenar për luftën dhe që ka pasur fatin t’i shërbej asaj. Edhe unë me asgjë nuk e ndërroj atë kohë të luftës”, deklaroi Veseli para nisjes, raporton arbresh.info.

Ai udhëton në orën 12:30, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, drejtë Vjenës, dhe më pas drejt Hagës, përmes Austrian Airlines.

Nesër, ai do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë, shkruan arbresh.info.

Veseli është në mesin e më shumë se 100 personave që i janë përgjigjur ftesave të Speciales për intervistim, qoftë si të dyshuar apo si dëshmitarë.

Kjo intervistë e Veselit fillimisht ishte paraparë për datën 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë për 10 dhjetor.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, kishte thënë për arbresh.info  ditë më parë Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli./arbresh.info/

Kadri Veseli niset për në Hagë, nesër intervistohet nga Specialja

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara