Fillon takimi Pacolli- Søreide

09:00 | 25 Qershor 2019

Zëvendës kryeministri njëherë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ina Eriksen Søreide.

Takimi sapo ka filluar ndërsa është duke u mbajtur më dyer të mbyllura.

Pas takimit dy ministrat do të flasin para mediave.

Ndryshe pas takimit me ministrin Pacolli, ministrja Norvegjeze gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Arbresh.info, do të ju mbaj live të informuar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara