Fillon takimi, mungon Kadri Veseli

14:32 | 30 Korrik 2019

Tashmë ka filluar takimi i liderëve të koalicionit i thirru nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Burime brenda koalicionit kanë treguar për arbresh.info se takimi tashmë veç ka filluar në ndërtesën e Qeverisë .

Po i njëjti burim ka bërë të ditur se në këtë takim janë duke marrë pjesë të gjithë me përjashtim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ndryshe kujtojmë se këtë takim e ka thirrur nga dje Ramush Haradinaj por që qysh dje këtë ftesë për takim e ka refuzuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kujtojmë se ngërçi politik dhe institucional ka ardhur si rezultat i dorëheqjes nga posti i Kryeministrit,  Ramush Haradinajt.

Qysh nga 19 korriku vendi ynë është duke u përballur më një bllokadë institucionale.

Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, 11 ditë pasi ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të Qeverisë ka ftuar në takim liderët e koalicionit.

E i pari që ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ishte nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Arbresh.info po qëndron pandë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të ju informoj për zhvillimet e radhës.

Ky takim është ftuar për të dalë më një qëndrim rreth shkuarjes në zgjedhje./Arbresh.info/

Lexo edhe: Hoxhaj hynë në Qeveri pas ftesës së Haradinajt për takim

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara