Fillon takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

16:46 | 14 Dhjetor 2019

Para pak minutave ka filluar takimi mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si përpjekje e radhës për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje.

Në takim është parë duke hyrë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga nënkryetarët Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara