Fillon takimi Kurti – Mustafa, gjasa të vogla që sot të nënshkruhet marrëveshja

14:22 | 2 Dhjetor 2019

Ka filluar takimi i shumë pritur mes Kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti e Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Ndonëse në këtë takimi ishte paralajmëruar se do të nënshkruhet marrëveshja e shumë pritur për t’i dhënë hapsirë krijimit të Qeverisë, Kurti para takimit u ka thënë medieve se në këtë takimi do të diskutohet për ndarjen e posteve udhëheqëse të 12 ministrive.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet më kryetarin Mustafa. Besoj që sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive të Qeverisë dhe të 12 ministrive. Tash do të fillojmë takimin dhe nuk e dimë kur e përfundojmë. Uroj të shkoj sikur deri tash edhe ky takim”, ka thënë ai

Kujtojmë se tash e sa ditë VV e LDK janë në përpjekje të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje. Pikë ë nxehtë e këtyre diskutimeve thuhet të jetë posti i Presidentit./arbresh.info/

Lexo edhe: Sot pritet arritja e marrëveshjes VV-LDK

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara