Fillon takimi i thirrur nga Kryetari i Kuvendit, këto parti opozitare po marrin pjesë

11:31 | 11 Tetorë 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar për harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi ka filluar ndonëse mediat nuk janë lejuar të marrin pamje.

Në takim po marrin pjesë partneret e koalicionit, PSD dhe Alternativa.

Po ashtu në takim janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zv/kryeministri Fatmir Limaj, zv/kryeministri Enver Hoxhaj si dhe i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale