Fillon rregullimi i rrugëve në lagjen e Hotëve në Malishevë

11:26 | 11 Tetorë 2018

Në lagjen e Hotëve në qytetin e Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugëve në këtë lagje dhe përmes këtij investimi, pritet të përmbyllet rregullimi infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të qytetit, njofton kumtesa.

Rregullimi i këtyre rrugëve mundësohet nga Komuna e Malishevës dhe Ministria e Infrastrukturës.

Rruga në lagjen e Hotëve, sikur edhe rrugët në Golluboc, në Stapanicë, pastaj rrugët në lagjet Zogaj në Bellanicë dhe atë Binish në Banjë, janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale