Fillon numërimi i votave: dalin rezultatet e para

20:18 | 6 Tetor 2019

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Deri tani janë numëruar mbi 10 për qind e votave.

Në vegzën e KQZ’së mund të gjeni numërimin e votave në kohë reale.

Në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë, duke shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëhershme që Kosova ka mbajtur.

Ndërkohë janë publikuar sondazhet e para sipas të cilave LDK dhe Vetëvendosje dalin të parat me nga 30 për qind, me diferencë rreth 8 për qind nga vendi i tretë të cilin e mban PDK’ja me  22.28 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara