Fillon mbledhja e ‘kokave’ të LDK-së

16:51 | 2 Qershor 2020

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Në këtë takim pikë e rendit të ditës është diskutimi dhe vendosja e emrave të ministrave nga kjo parti që do të udhëheqin me dikasteret përkatëse Qeverinë e re, transmeton portali arbresh.info.

Në këtë takim sikurse edhe në  mbledhjet e kaluara  është duke munguar nënkryetarja e LDK-së, njëherësh edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani

Kuvendi i Kosovës me kërkesë të LDK-së dhe të 61 deputetëve të tjerë do të mbajë seancën ku pritet të votohet formimi i Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura e pas takimit para mediave emrat e ministrave do t’i bëjë publik kryetari Isa Mustafa./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara