Fillon marshi për Astrit Deharin

12:13 | 5 Nëntor 2019

Me moton “Një popull për drejtësi!”,  dhjetëra qytetarë, tashmë janë mbledhur në sheshin Skënderbeu të Prishtinës për të marshuar në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Ata kanë filluar marshin nga sheshi “Skënderbe”, për të vazhduar në drejtim të Grandit, dhe deri tek zyra e Prokurorit të Shtetit, raporton arbresh.info.

Përmes këtij marshi kërkohet hetim profesional dhe zbardhje e të vërtetës në lidhje me vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara