Fillon java për të drejtat e viktimave, Lumezi kërkon më shumë punë

10:42 | 21 Tetor 2019

Ka filluar sot për të 10 ten herë java për të drejtat e viktimave të krimit.

Në prezencën e shumë gjyqtarëve, prokurorëve e njohës të kësaj fushe është mbajtur ceremonia e hapjes së kësaj jave.

Në fjalën  e tij hyrëse kryeprokurori i shtetit Alekdandër Lumezi tha se angazhimi i tij nuk do të mungoj që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejtë.

“Si kryeprokuror i shtetit vlerësoj që në ballë te kësaj jave nëpër vite kemi vënë në prioritet të drejtat e viktimave por edhe një paralajmërim serioz për shkelësit e të drejtave të viktimave të krimit”

Lumezi kërkoi përgjegjësi nga prokurorët gjyqtarët e policët.

“Pres nga prokurorët gjyqtarët e policët t’i trajtojnë me profesionalizëm rastet e raportuara si viktima të krimit”, tha Lumezi.

Janë gjithsej 5493 raste të rasteve të menaxhuara nga Mbrojtësit e Viktimave ne të gjitha regjionet e Kosovës brenda periudhës tetor 2018-shtator 2019.

Komuna e Prishtinës regjistrin numrin me te madh të rasteve ku është raportuar dhunë.

Amerika thotë se Kosova është duke përparuar në zbardhjen e rasteve ndaj viktimave të krimit

Zëvendësi ambasadori i Amerikës, Nicholas Abbott ndonëse në fjalimin e tij prokurorëve ua përmendi tre shembuj të krimit të viktimave në Kosovë ai tha se Kosova ka arritur përparim viteve te fundit në zbulimin e krimeve.

“Kosova është duke arritur përparim në zbulimin e këtyre krimeve mizore. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata që janë të përkushtuar për ti zbardhur dhe mbrojtur viktimat. ShBA ka mbështet Kosovën në aspektin financiar, tha ambasadori. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara