Fillojnë punimet në kryeqytet, këto dy rrugë do të bllokohen

16:14 | 15 Prill 2019

Qarkullimi në rrugët “Ukshin Hoti” dhe “Robert Doll” në kryeqytet do të jetë i kufizuar.

Kështu ka bërë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info.

Ahmeti ka thënë se në këto  rrugë do të punohet për rehabilitim.

I pari i Prishtinës ka lutur qytetarët për mirëkuptim deri në përfundimin e punimëve.

“Sot kanë filluar punimet në rehabilitimin e rrugëve Ukshin Hoti dhe Robert Doll në qendër të qytetit. Qarkullimi do të jetë me kufizime, prandaj lusim për mirëkuptim deri në përfundimin e asfaltimit”, ka shkruar Ahmeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara