Fillojnë punimet e projektit 2.5 milionësh për zgjerim të rrugës në hyrje të Prishtinës

10:45 | 10 Korrik 2019

Ka filluar zgerimi i rrugës nacionale N2, hyrja në qytetin e Prishtinës.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i cili ka thënë se ky projekt do të ndikoj në lëvizjen e lirë të qytetarëve, shkruan arbresh.info.

“Po e fillojmë një projekt që ka rëndësi të veçantë për qytetarët e Prishtinës sepse po bëhet projekt infrastrukturor që ndikon në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ky projekt është dashur që të filloj shumë më përpara por ne me vendosmërinë tonë kemi bërë që ky projekt të filloj sot”, ka thënë ai.

Lekaj ka shtuar se projekti është paraparë të përfundoj për 155 ditë pune.

“Koha e implementimit të këtij projekti është 155 ditë pune dhe 30 ditë të tjera që mund të ketë ndonjë punë shtesë por ne do të jemi të vëmendshëm dhe do ta monitorojmë sepse është projekt i rëndësishëm”, ka thënë ai.

E sipas tij vlera e projektit arrin në 2.5 milionë euro.

“Vlera e projektit është 2.5 milionë dhe është projekt i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, gjatësia është 2 kilometra “, ka shtuar ai.

Ndërsa për rrugën e Veterrikut e filluar vite më parë, Lekaj ka premtuar përfundim të punimeve në shtator.

“Rruga për Veterrik është stërzgjatur sepse projekti nuk ka qenë në nivel qe ne e kemi kërkuar por kompania është duke punuar dhe besoj që deri në shtator do të përfundoj”, ka përfunduar ai./Arbresh.info./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara